Luftëtari, në dyshim edhe kthimi i mbrojtësit Bojom

Stafi teknik e do mbrojtësin, por ai ka pretendime të tjera. Më 30 qershor ekipi nis stërvitjen dhe atë ditë zbardhet edhe enigma e Milinkoviçit  

Gëzim Beqiri

Dje i gjithë kontigjenti i futbollistëve gjirokastritë ka marrë njoftimin për t’u paraqitur pasditen e datës 30 qershor për fillimin e fazës përgatitore. Do të jetë ose jo përsëri trajner i Luftëtarit serbi Mlladen Milinkoviç, do të sqarohet po në këtë datë. Pavarësisht kësaj, është bërë një punë paraprake në hartimin e listës së re të futbollistëve, ku janë shtuar edhe shumë elementë nga ekipet e të rinjve, të cilët e kanë marrë më parë miratimin e stafit teknik. Deri në hartimin e listës së federimit është koha e mjaftueshme për të vendosur për të ardhmen e tyre. Nga ana tjetër, ata që nuk do të jenë pjesë e listës, do të huazohen në ekipe të tjera.

LISTA – Trajnerit Milinkoviçit ia kanë lehtësuar punën drejtuesit e klubit, duke i propozuar që tani emrat e atyre lojtarëve, të cilët mendohen si përforcime në skuadër. Zguro dhe portieri Ruçi mund të zëvendësohen nga të tjerë emra. Afrikanët Mutumane, dhe Bengui konsiderohen të larguar nga Luftëtari. Në dyshim është edhe Rexhinaldo, lojtar që preferohet nga Tirana për ndeshjet europiane. Më i dalluari në ndeshjet e sezonit të fundit, mbrojtësi Edi Bojom, është tjetër futbollist, i cili mund t’i mungojë Luftëtarit. Lojtari në fjalë preferohet nga stafi teknik, por mësohet se ai ka pretendime të tjera dhe zgjidhja mund të vijë pasi të ketë filluar faza përgatitore. Listës, që i është propozuar trajnerit Milinkoviç për të bërë plotësimet e duhura në formacion, i janë vendosur edhe dy emra portierësh, sepse, pas largimit të Ruçi, është detyrim plotësimi i këtij sektori.

Futbollistët që do të paraqiten në ditën e parë të stërvitjes janë ata që mbyllën sezonin, bashkë me disa nga ekipet e moshave, emrat e të cilëve dihen, por nuk mund të thuhet asgjë për ata që do të afrohen. Kjo ndodh jo vetëm se çdo gjë është e papërfunduar, por në praktikën e punës së tij, te Luftëtari, kur është fjala për lëvizje futbollistësh, flasin gjithmonë të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online