Luftëtari kërkon talentet e së ardhmes, firmos mbrojtësi i Partizanit

0

Te Partizani nuk ka më vend për lojtarët e rinj në moshë, ndaj shumë prej tyre po kërkojnë hapësirë gjetkë.

Pas portierit Dajsinani, mbrojtësit Hakaj dhe sulmuesve Vatnikaj e Jaupaj, largohet edhe mbrojtësi Stivian Janku.

20-vjeçari, i cili u aktivizua te Partizani B sezonin e shkuar, tashmë shkon në Gjirokastër, duke firmosur për bluzinjtë. Me sa duket, klubi gjirokastrit ka vendosur të punojë shumë me të rinjtë, sepse ka afruar shumë të tillë në ekipin e parë këtë verë dhe ditët e fundit ka firmosur me disa nga të rinjtë e klubit.

Përveç Jankut, sot Luftëtari ka prezantuar edhe sulmuesin Rudion Mahmutaj, i cili në fakt ka qenë pjesë e ekipit të parë edhe sezonin e shkuar, por vetëm këtë verë ka firmosur kontratë profesioniste, pak ditë para se të mbushë 19 vjeç.

Image may contain: 1 person, sitting

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.