Luftëtari barazon në testin e dytë grek, kthehet në shtëpi

Nesër stafi gjirokastrit ka programuar një ndeshje të radhës miqësore me Bylisin, pasi grupi ka nevojë të përmirësojë lojën  

Gëzim Beqiri

Luftëtari zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore në ditën e fundit të qëndrimit në Veria të Greqisë. Me një formacion tjetër, krahasuar me takimin e parë me ekipin e Nausës, ku humbi 0-2, trajneri Fernandez luajti ndaj një ekipi më të fortë, që merr pjesë në kategorinë e dytë të kampionatit grek, Anageninis të Kardhicës. Kjo ndeshje u mbyll pa gola dhe duhet thënë se Luftëtari zhvilloi një lojë më të bukur, por duke shpërdoruar shumë raste të pastra shënimi.

FORMACIONI – Luftëtari e filloi lojën me këtë formacion: Miraka, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Rapo, Aleksi, Brahimaj, Toledo, Roca, Lamçe dhe Nunies. U aktivizuan edhe Ruçi, Ramadani, Zguro, Nasif, Bregu, Zogaj e Puci. Trajneri Fernandez, përveçse luajti me një tjetër formacion, aktivizoi përsëri futbollistët e huaj që kanë ardhur në merkaton e tanishme, duke u dhënë më shumë minuta lojë nga të tjerët. Gjatë dhjetë ditëve stërvitje në Greqi provoi edhe shumë futbollistë të tjerë të rinj dhe bëri seleksionimin përkatës. Në përfundim të takimit me Anageninis, trajneri uruguaian i Luftëtarit u shpreh se ka mbetur i kënaqur nga atë çka dhanë futbollistët gjatë qëndrimit në Nausa, ndërsa për dy takimet miqësore theksoi se në këto raste nuk ka rëndësi rezultati. Sipas tij, qëllimi është që futbollistët të njohin më mirë lojën e njëri-tjetrit dhe të përvetësojnë sa më mirë rolin ku luajnë, në funksion të grupit. Në përfundim të ndeshjes, Luftëtari ka udhëtuar drejt Gjirokastrës për ta kaluar ditën e sotme pushim dhe ditën e mërkurë do të zhvillohet një ndeshje testuese me Bylisin e Ballshit, ndoshta e fundit deri në fillimin e kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online