Vllaznia luan “lagjesh”, shkatërron Petnjicën

Shkodranët fitojnë 10-0. Cungu i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij. Largohen mbrojtësit në provë. Vucaj s’debuton

Vllaznia-Petnjica    10-0

Shënues: Orelesi (x2), Lika (x2), Çinari (x2), Atsina, Kalaja, Pusi, autogol

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Tafili, Hasani, Kruja, Atsina, Vecaj, Lika. (U aktivizuan: Selimaj, Marku, Bardulla, Krymi, Kalaj, Çinari, Miloti, Brahimi, Mehmedaj, Pusi, Rajçeviq, Ruqi, Kukaj, Onuoha, Kesinoviç). Tr. Armando Cungu.

Gaspër Marku

Kuqeblutë, më në fund arrijnë të bëjnë realitet zhvillimin e një miqësoreje në token malazeze. Ajo është luajtur pasditen e djeshme në stadiumin e qytetit Berane që mban emrin e qytetit duke pasur përballë ekipin Petnjica. 10-0 në favor të Vllaznisë është rezultati që ka prodhuar kjo ndeshje, e cila siç shikohet edhe nga rezultati ka folur tërësisht në favor të ekipit shkodran. Protagonistë të kësaj fitoreje janë Orelesi, Lika dhe Çinari që arritën të realizojnë secili dopieta në porten kundërshtare, ndërkohë që golat e tjerë mbajnë firmën e ganezit Atsina, Kalasë dhe Pusit, që duke i shtuar edhe një autogol që vendasit realizuan në portën e tyre shifrat shkon në dhjetë përkundrejt asnjë të skuadrës malazeze në portën kuqeblu.

Formacioni

Tekniku Cungu ka preferuar ta nisë lojën me të riun Alen Sherri në portë, për të vijuar më pas me kuartetin e mbrojtjes, Orelesi dhe Pjeshka në qëndër duke pasur në krahë, Gocajn dhe Gurishten. Në mesfushë janë rreshtuar, Tafili, Hasani, Kruja dhe në sulm ganezi Atsina i mbështetur nga krahët me Vecajn dhe Gilman Liken. Në pjesen e dytë, në fushën e lojës kanë zbritur edhe pjesa tjetër e kontigjentit kuqeblu që Cungu ka në dispozicion në përgatitjet e Beranes, portjeri Selimaj, Marku, Bardulla, Krymi, Kalaja, Çinari, Miloti, Brahimi, Mehmedaj, Pusi, Rajçeviq, Ruqi, Kukaj, si dhe dyshja e futbollistëve të huaj, Randy Onuoha dhe Karlo Kesinoviç. Ndonëse pritej që në këtë miqësore të ishte të debutonte edhe blerja më e re e Vllaznisë, Erjon Vucaj, një gjë e tillë nuk është bërë realitet. Futbollisti ka qënë i pranishëm në stadium, por vetëm duke bërë vrapime përreth fushës, ndërkohë që ndonjë kondicion jo i duhur fizik, apo edhe koha jo e duhur e pushimit pas udhëtimit nga Shkodra në drejtim të Beranes mund të kënë ndikuar në mos marrjen e asnjë minute për Vucajn në këtë ndeshje.

Largohen të huajt për provë

Prej disa ditësh në gjirin e Vllaznisë kanë qenë të pranishëm edhe dy futbollistët e huaj, Randi Onuoha dhe Karlo Kesinoviç. Që të dy kanë qenë pjesë e repartit të mbrojtjes, Kesinoviç në qendër dhe Onuoha në krah të majtë. Shërbimet e tyre nuk kanë bindur stafin kuqeblu. Dy futbollistët në fjalë janë vëzhguar me shumë kujdes edhe gjatë seancave stërvitore të zhvilluara në Berane, mes të cilave kanë qenë edhe disa minindeshje përgatitore mes dy formacioneve, por në të njëjtën kohë janë aktivizuar edhe në pjesën e dytë të miqësores së djeshme. Në përfundim të saj, drejtuesit kanë bërë të ditur se dyshja në fjalë, Randi Onuoha dhe Karlo Kesinoviç, janë lënë të lirë duke iu bërë të ditur se nuk janë në planet e Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online