Dje ka qenë lëvizja e fundit në pankinën e Luftëtarit, ku pas largimit të trajnerit Gentjan Mezani tri ditë më parë, e më pas të zëvendësit të tij Polizoi Arbri në stolin bluzi është caktuar si zëvendës i Julian Ahmataj një ish-futbollist gjirokastrite. Fjala është për Neritan Novin, i cili në karrierën e tij 16 vjeçare në futboll, e nisi dhe e mbylli te skuadra e Luftëtarit, i cili ka qenë në këtë pozicion edhe në edicionet e kaluara te kjo skuadër.
Për SportEkspres.com, Novi deklaroi se do ta nisë me këmbë të mbarë këtë rikthim në pankinën e Luftëtarit, dhe për ndeshjen e nesërme në transfertë me Laçin ai kërkon impenjim nga skuadra, pasi sipas tij një rezultat pozitiv është i mundshëm. “Luftëtari ka bërë përforcime cilësore në merkaton e janarit dhe kjo skuadër nuk do ta diskutojë mbijetesën. Të gjitha ndeshjet në Kategorinë Superiore janë të forta, por secila ka specifikën e vet. Edhe në Laç do jetë një transfertë e për ne, por jo e pamundur për të marrë një rezultat pozitiv”, ishte kjo deklarata e zëvendëstrajnerit të ri të Luftëtarit, Neritan Novi.
Luftëtari renditet në vendin e 8-të pas 19 ndeshjeve të luajtura në Kategorinë Superiore, në grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Të dielën gjirokastritët luajnë në transfertë ndaj Laçit që renditet në vendin e 4-t, pretendent i fortë për një vend në zonën e Europës.
AGRON KAJA