Luftëtar i pandalshëm, i nderon një 36-vjeçar

Luftëtari nuk njeh rivalë në miqësore. Dje ka mposhtur edhe rumunët e Voluntari me rezultatin 1-0, ndërkohë që më parë kanë pasur të njëjtin fat edhe Butrinti, Rabotniçki dhe Aluminiji. Kundër rumunëve këtë herë gjirokastritët nuk kanë pësuar gol dhe ndeshja është vendosur në pjesën e dytë.

Mario Gurma ishte ai që realizoi në minutën e 77-të. Sulmuesi 36-vjeçar nga Saranda, i cili ka luajtur në Itali dhe në Greqi në të shkuarën, prej dy ditësh i është bashkëngjitur bluzinjve dhe do të jetë alternativë për Vasil Shkurtajn në qendër të sulmit. Drejtuesit deri më tani janë të kënaqur me atë që po bën ekipi dhe stafi teknik.

Pritet që në Slloveni të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore dhe më pas të mendojnë për takimin që do të luajnë kundër Venstpils në Letoni. Sfida e parë në Europa Ligë është programuar të zhvillohet më 12 korrik prej orës 16:45. Objektivi i Luftëtarit është ta kalojë turin e parë dhe më pas të ketë mundësinë të luajë me francezët e Bordo në turin pasardhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online