Problemet e Mauro Ikardit me Interit nuk kanë të bëjnë vetëm me drejtuesit, por edhe me shokët e ekipit. Në një shkrim të së përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, janë zbuluar dy klanet që ekzistojnë në dhomat e zhveshjes së klubit zikaltër.
Nga njëra janë “aleatët” e Ikardit, i cili përbëhet nga treshja spanjisht-folëse Lautaro Martinez, Borha Valero dhe Matia Vesino, ndërsa këtij grupi i bashkohet dhe italiani Mateo Politano.
Grupin opozitar “Corriere” e cilëson si “klani sllav”, pasi përbëhet nga Ivan Perisiç, Marcelo Brozoviç dhe Samir Handanoviç, ky i fundit mban tani shiritin e kapitenit.
Po të tregohesh i vëmendshëm mund të gjesh në rrjete sociale prova të ndasive mes Interit. Perisiç pati një konflikt të shkurtër me Politanon në ndeshjen me Fiorentinën, pasi ky i fundit kreu një festim të ngjashëm me Ikardin.
Ayer, después de su GOLAZO vs Fiorentina, Politano celebró haciendo el gesto de Icardi. Le extrañan, necesitan a su capitán.
A Perisic, en cambio, no le gustó tanto la dedicatoria.pic.twitter.com/dyqMlcylOZ
— diariopiez_hn (@Diariopiez_hn) February 25, 2019
Sikur të mos mjaftonte kjo, sulmuesi kroat ka pëlqyer dhe një foto në Instagram, ku sugjerohej që Interi të hidhej në sulm për t’i marrë Romës Edin Xhekos për të zëvendësuar Ikardin.