Luftë e hapur, Kukësi kërcënon Skënderbeun për Demten

Etiopiani ka dalë në stërvitje me Skënderbeun, ndërkohë që tek Kukësi e presin. Një precedent i ngjashëm Olainka, apo hakmarrja e Skënderbeut për përballjen e fundit të sezonit të shkuar?

Jurgen Zela

Skënderbeu dhe Kukësi kanë rivalizuar shumë në vitet e fundit në kampionat, duke qenë skuadrat më të suksesshme në Shqipëri. Rivaliteti ka qenë gjithnjë i madh, si në fushën e lojës, ashtu dhe jashtë saj. Deklarata thumbuese pa fund, por dhe një precedent “rrëmbimi”. Në horizont duket një përplasje tjetër, por kësaj here pritet të jetë më e ashpër, pasi Kukësi e ka pësuar një herë dhe nuk dëshiron që të “digjet” përsëri. Benejam Demte është kthyer në një “mollë” sherri dhe ditët në vijim nuk është çudit që të shohim një film serial, ndoshta të padëgjuar më parë.

PRECEDENTI

Piter Olainka ishte lojtari i cili u kthye në një “mollë” sherri mes ekipit të Kukësit dhe Skënderbeut. Sulmuesi u prezantua si lojtar i verilindorëve, por befas një natë u largua nga banesa e tij dhe mëngjesin e nesërm në media u zbulua se ai kishte firmosur në Korçë. Kukësi bëri të pamundurën për ta rikthyer, por nuk ia doli. Një seri e gjatë tentativash dështuan asaj kohe dhe në fund korçarët përfituan mbi 1 milion euro nga shitja e tij. Tani mund të ketë një çështje tjetër.

DEMTE

Vetëm 18 vjeç, i lindur në Etiopi dhe pa një CV kushedi se çfarë, por në Shqipëri ka bërë që dy klubet më të mira në vitet e fundit të kenë një llogari të hapur. Lojtari u prit nga drejtuesit e Kukësit në aeroportin e Rinasit, pati edhe foto të përbashkët, ndërsa vetëm pak ditë më vonë afrikani ka dalë në stërvitje me Skënderbeun.

Në Kukës e presin dhe janë të bindur se lojtari është i tyre. Jo vetëm kaq, por mësohet se i kanë paralajmëruar drejtuesit e Skënderbeut që ta lënë të lirë lojtarin, ose në të kundërt situata do të acarohet ndjeshëm dhe nuk dihet përfundimi. Një precedent i ri në futbollin shqiptar? Mbase, por ndoshta në Kukës ende nuk u ka ikur inati i Olainkës dhe do të bëjnë të pamundurën që ta kthejnë lojtarin. Olainka iku natën nga Kukësi, dhe s’do të ishte çudi që të shihnim një tjetër skenar të një transferimi të çuditshëm. E sigurt është që drejtuesit e Kukësit ua kanë bërë të qartë homologëve të tyre korçarë se kjo situatë do mund të degjenerojë në një konflikt të hapur, nëse lojtari nuk do të kthehet në Kukës. Në krahun tjetër, Skënderbeu mund ta shohë si një hakmarrje për përballjen e fundit, kur Kukësi u mori kampionatin, duke ia faturuar përgjegjësinë Jorgjit. Një skenar i denjë filmi, fundi i së cilit nuk dihet, por në Kukës janë tepër të nervozuar dhe vënë dorën në zjarr se nuk do të tolerojnë më, madje mund të shkojnë matanë një ankese të thjeshtë mediatike e në FSHF.

One thought on “Luftë e hapur, Kukësi kërcënon Skënderbeun për Demten

  1. Aman vetem per debilet e kuksit mos flisni. Se shikoni gomarin qe kane president e pastaj te tjerat flasin vet. Se po u nxe kuksi dhe se shikon na u nxi …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *