Lufta Berisha-Bunjaki, Sokoli është me trajnerin

0

Bëri shumë bujë dje braktisja e Kosovës nga ana e Besart Berishës, i cili i zhgënjyer nga ulja në stol kundër Turqisë sulmoi ashpër trajnerin Albert Bunjaku, duke e quajtur trajnerin më të paaftë që ka njohur dhe duke deklaruar se nuk kthehet më te Kosova sa të jetë aty Bunjaku.

Në përgjithësi opinioni publik në Kosovë i ka dhënë të drejtë sulmuesit idhull në Australi, por një emër i madh i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli, del kundër rrymës, duke i dalë në krah trajnerit Bunjaku.

Sipas Sokolit, nuk është çështja sa vlen Berisha dhe a duhej të luante apo jo, por duhet respektuar çdo vendim i trajnerit dhe pastaj janë të tjerë ata që gjykojnë punën e tij.

“Mendoj se Besart Berisha nuk ka të drejtë me i komentu në këtë mënyrë cilësitë e përzgjedhësit Bunjaku, sepse ai duhet t’i zbatojë urdhnat e përzgjedhësit e jo te vlerësojë punën e tij . Punën e Përzgjedhësit e vlerësojnë të tjerët, ne Pedagogët e sportit dhe organet kompetente (ata qe e kanë zgjedhë). Në këtë rast unë i jap të drejtën Përzgjedhësit Bunjaku, i cili e ka te drejtën me vendosë se kush do të luajë dhe si do të luajë.

Nuk guxojmë që në start të krijimit të përfaqësueses tonë shtetërore të lejojmë që në kompetenca të përzgjedhësit të përzihen kush të dojë e më së paku lojtarët që përzgjedhësi i përzgjedh dhe udhëheq.

Nëse këtë e lejojmë, atëherë do të jetë vështirë me i vendosë themelet e mirëfillta të krijimit të marrëdhënieve dhe shprehive në ekipin tonë shtetëror e që ky faktor është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit tonë, edhe pse i ri, por shumë cilësor”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.