Fazliu lë Flamurtarin dhe firmos në Kosovë

Astrit Fazliu e mbyll me Flamurtarin dhe kampionatin shqiptar, duke u larguar pas 3 vitesh nga Kategoria Superiore.

Mesfushori ofensiv, i cili këtë sezon luajti për klubin vlonjat dhe në dy sezonet paraardhës për Partizanin, ka firmosur në Kosovë, për Dritën e Gjilanit.

Klubi kosovar e ka prezantuar zyrtarisht anësorin ofensiv, duke e konsideruar Fazliun një përforcim të çmuar në një merkato që këtë verë premton shumë për klubin nga Gjilani, qëka projekt ambicioz.

Në sezonin e fundit 29-vjeçari luajti 26 ndeshje kampionati në Vlorë e shënoi 1 gol, por luajti vetëm gjysmën e kampionatit si titullar, duke u zëvendësuar 17 herë në 18 ndeshje nga minuta e parë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse trajneri Shpëtim Duro e ka lënë të lirë, duke bërë që lista e të larguarve te Flamurtari të zgjatet nga dita në ditë, diçka që vetë Duro e kishte paralajmëruar me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online