Lopetegui rikthehet të flasë për Realin: Nuk pata kohë!

Hulen Lopetegui ishte një ndër më të përfolurit në verë, kur ai la kombëtaren e Spanjës përpara Botërorit, për Realin e Madridit. Aventuara e tij në Madrid nuk shkoi ashtu siç pritej, përkundrazi zgjati fare pak, ku pas humbjes turpëruese ne “El Clasico” 5-1, tekniku spanjoll u shkarkua menjëherë.

Së fundmi Lopetegu, është rikthyer të flasë për periudhën e tij te ekipi madrilen. 52-vjeçari, ka deklaruar se nuk pati kohë, në mënyrë që të arrinte të kalonte momentin e keq që ekipi i tij po përjetonte. Gjithashtu, spanjolli shtoi se ka respekt për Solarin dhe se nuk do të flasë keq asnjëherë për Realin.

“Nuk pata kohë, kjo është mënyra më e mirë që mund ta shpjegoj.Patëm një fillim të mirë, ekipi po luante mirë, por më vonë patëm tri javë të këqija. Shpresoja që mund të gjeja një zgjidhje dhe ta kalonim këtë situatë. Ishim të sigurt që do ta kalonim atë moment të keq, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Kam shumë respekt për tranjerin e ri të ekipit, dhe stafin e tij të ri. Lojtarët i dashuroj pasi kishin një qëndrim fantastik ndaj meje.  Kurrë nuk do të shprehem keq për Realin e Madridit. Të drejtosh këtë klub është një eksperiencë fantastike për çdo tranjer. Shpresoja të kisha më shumë kohë, por tani duhet të shikoj për të ardhmen”, përfundoi ish-trajneri i Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online