Pas ndeshjes Tirana-Laçi, në korridoret e stadiumit “Selman Stermasi” plasi grushti dhe sherri mes pjesëtarëve të dy klubeve, ku u përfshinë zyrtarë dhe lojtarë. Pas këtij sherri, Tirana ka denoncuar publikisht me anë të faqes zyrtare në “Facebook”, duke shkruar:
Denoncim publik
Klubi i Futbollit Tirana denon ashper ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vene ne dispozicion te Policise se Tiranes pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore.
Denoncimet publike ne kete vend, thuajse gjithmone kane rene ne vesh te shurdhet per te mos sjelle ndryshim. Per kete dhe te tjera arsye, zgjedhim te mos flasim gjate por te veprojme. Dy jave me pare, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshen skuadren ne fushe ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur nje ceshtje ndaj tij ne FIFA, ne sektorin e Luftes kunder Racizmit, ne mungese te nje pergjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Dje skuadra u vodh ne fushe, ne nje ndeshje qe mund te luhej deri ne te gdhire sipas kryesorit Kridens Meta dhe me pas u provokua dhe u godit turpshem. Pamjet filmike jane depozituar ne Policine e Tiranes. Ngjarjet e dy javeve te fundit do te relatohen gjithashtu ne UEFA dhe FIFA.
Edhe pse në këtë denoncim janë përmendur shumë incidente, Tirana harron të kërkojë nga policia të zbardhë kush e goditi arbitrin në takimin kundër Laçit, i cili mori një shishe në kokë dhe u trajtua nga stafi mjekësor.