Shpesh herë kemi parë arbitrat të bien pre e dhunës psikologjike apo fizike gjatë një ndeshje futbolli. Vendimet e tyre vendosin shumë dhe janë pikërisht ato që vulosin fatin e takimeve. Për këtë arsye bëhen shpesh “viktimë” e tifozëve apo lojtarëve.
Por në Champions League ndodh e kundërta. Marko Verrati akuzon gjyqtarin Kuipers për fjalë fyese të thëna në drejtim të tij. “Arbiti më tha ‘ik q***‘ dy herë. Po ta them unë, do të më pezullonin për 10 ditë“, është shprehur mesfushori italian pas eliminimit në gjysmëfinale nga Manchester City./Halit Delibashi-Sport Ekspres/