Lojtarët pa kontratë, 4 emra “big” ende në pritje të ofertave

Klubet në të gjithë botën janë fokusuar te përforcimi i ekipit me elemente cilësorë. Në elitën e futbollit po shpenzohen me qindra miliona euro për kartonët e futbollistëve të ndryshëm, por ka dhe ata lojtarë që jane ende pa ekip dhe mund të afrohen me kosto 0.

Filipe Luis nuk do të jetë më pjesë e Atletiko Madrid. Pasi negociatat me Barcelonën u mbyllën pa sukses, mbrojtësi brazilian po mendon për një rikthim në vendlindje ku klubi më i pasur në Brazil , Flamengo, i ka bërë një ofertë tunduese.

Fernando Jorente është lojtar i lirë në treg. Totenhem nuk preferoi të rinovonte me sulmuesin bask dhe tani 34-vjeçari po pret ofertat për të firmosur atë që mund të jetë ekipi i fundit në karrierë. Ndoshta fundi perfekt do ishte te ish-klubi i Atletik Bilbaos.

Frenk Riberi në ndryshim nga kolegu i tij Arjen Roben nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga futbollit. Francezi është në bisedime me një ekip australian, por marrëveshja midis palëve duket larg.

Tomas Vermaelen i ka dhënë fund qëndrimit 5-vjeçar te Barcelona. Mbrojtësi belg nuk është më lojtari i dikurshëm, por mbetet një opsion interesant për ato klube që duan të kenë në stol një futbollit që jep garanci në raste emergjencash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *