Lojtarët e Superiores janë të paktë në kombëtare. Alban Hoxha është ftuar më së shumti, ndërkohë që ka pasur vend edhe për Lorenc Trashin dhe Gentian Selmanin. Olsi Rama, drejtori i Partizanit, në emisionin Pressing në ABC News ka bërë një analizë të asaj se pse nuk ftojnë trajnerët e huaj lojtarë nga kampionati ynë.
“Ka lojtarë që meritojnë më shumë vëmendje. Stafi është i huaj, italian, ata kanë kërkuar pjesën e formimit të një lojtari, që është rregulli dhe disiplina. Këtë model lojtari nuk e kemi krijuar në futbollin tonë. Kam udhëtuar me kombëtaren dhe i kam parë se si sillen jashtë fushe, në çdo gjithçka.
Ky është një shembull që nuk ka hyrë në Superiore. Nuk i takon një trajneri t’i mësojë, i takon kulturës së një klubi. Trajnerët e kombëtares kanë kërkuar të kenë të bëjnë me profesionistë të vërtetë. Shpresoj të ndodhë shpejt”.