Lleshi dhe Kolaj njëzëri: Drejt Turqisë vetëm për fitore!

Shqipëria U21 do të luajë tre ndeshje, një zyrtare dhe dy miqësore. Me datë 7 qershor luajmë në Turqi, ndërsa me 9 dhe 11 qershor zhvillohen dy miqësoret kundër Uellsit.

Sot ka qenë radha e Kleandro Lleshit dhe Aristidi Kolajt për të dalë në konferencën për shtyp, e organizuar në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”. I pari u stërvit disa ditë me kombëtaren e madhe. Edi Reja përfitoi për të ftuar disa lojtarë të rinj dhe Lleshi ishte një prej tyre.

Mikpritja e grupit ishte shumë e mirë dhe u ndjeva shumë komod. Të gjithë ishin me dëshirë dhe lojtarët u treguan shumë pozitivë. Sa i përket aktivizimit, i përket trajnerit, ndërsa detyra ime është që të stërvitem dhe të kryej detyrat që më takojnë. Çdo gjë vjen me kohën, duke dhënë maksimumin tënd në çdo hap. Ndeshja me Turqinë është shumë e rëndësishme, pasi duhet të marrim rezultat. Kemi luajtur 2 ndeshje në këto eliminatore dhe nuk kemi marrë atë qe duhet sa i përket rezultatit. Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe shkojmë për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Ne kemi dhënë maksimumin, por nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Për momentin luaj me Leganes B, por kontratën e kam me ekipin A. Shpresoj shumë shpejt ti bashkohem, por është zgjedhje e trajnerit“, përfundon 19-vjeçari, i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe mesfushorit shkatërrues.

Më pas e mori fjalën Aristidi Kolaj. 19-vjeçari bën mirë të gjithë rolet e repartit ofensiv dhe aktivizohet me të rinjtë e Sasuolos. Kolaj nuk e ka frikë Turqinë dhe beson fort te fitorja kuqezi. Ekipi i Bushit numëron një pikë pas dy ndeshjeve të para dhe do tentojë fitoren e madhe në tokën turke.

Ne jemi një skuadër kombëtare shumë e bashkuar dhe shkojmë drejt Turqisë për fitore. Në Itali luaj me ekipin e Sasuolos U-19, kam bërë mirë në kampionat dhe stërvitem me ekipin A. Jam grumbulluar edhe për ndeshje miqësore të kombëtares dhe jam ambientuar me shokët e ekipit”, theksoi sulmuesi i talentuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online