Llapi kërkon titullin kampion dhe gjatë merkatos ka bërë disa përforcime të rëndësishme, madje edhe lojtarë si Bruno Arrabal dhe Sebino Plaku nga Kategoria Superiore. Ditën e sotme ata kanë bërë një tjetër lëvizje dhe bëhet fjalë për një lojtar me perspektivë, sikurse Besfort Emini.
“Mesfushori me tipare defensive, Besfort Emini, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Llapin. Emini, njëkohësisht sot u prezantua si futbollisti më i ri i klubit bardhekaltër. Besfort Emini, 20 vjeç, i lindur më 27.01.1999, futbollist i ri mjaft perspektivës vjen nga FC Vitia. Ai është produkt i këtij klubi, teksa nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i Llapit për 3 vitet e ardhshme”, njofton klubi nga Podujeva.