Llapi e lë të lirë, kampionët gati ta transferojnë

Provoi Superioren, por nuk ia doli dot të tregonte vlerat e tij. Flasim për mesfushorin me tipare sulmuese, 24-vjeçarin Shend Kelmendi. Me Skënderbeun luajti në kampionat vetëm në një ndeshje në fund, kurse në Kupë u aktivizua në katër takime të plota. Duke parë mungesën e hapësirave, u rikthye në Kosovë.

Edhe atje gjërat nuk është se po shkojnë mirë, teksa sot është njoftuar largimi nga skuadra e Llapit. Klubi nga Podujeva nuk kursen as falënderimet për Kelmendin, i cili arriti të shënojë vetëm një gol me fanellën e Llapit. Tashmë që është lojtar i lirë, ai pret ofertën e duhur dhe momentalisht përflitet se Drita është klubi i interesuar për shërbimet e tij.

“KF Llapi falënderon lojtarin Shend Kelmendi. Me marrëveshje të dyanshme mes sulmuesit Shend Kelmendi dhe klubit tonë është arritur marrëveshja për shkëputjen e bashkëpunimit në mes dy palëve. Gjatë këtyre 6 muajve sa ishte pjesë e Llapit, Shend Kelmendi realizoj 1 gol dhe 2 asistime, kurse gjatë kësaj periudhe u përball edhe me lëndime, e ndërsa nga sot janë ndarë rrugët me të. KF LLAPI e falënderon Shendin për kontributin e dhënë për klubin gjatë kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online