Firmino e Kutinjo shënuan pa fund sezonin e shkuar, por Liverpuli e ka të qartë se i duhet një goditje e madhe për të kompletuar sulmin, aq më shumë që sezonin e ardhshëm klubi i kuq merr pjesë në Champions League.
I përzgjedhuri është egjiptiani i Romës Mohamed Salah, perfekt për lojën e Jyrgen Klopit.
Ylli i Romës, 15 gola e 11 asist në Serinë A sezonin e fundit, ka kohë që kërkohet nga trajneri gjerman dhe tashmë është gjetur marrëveshja: 40 milionë sterlina, duke përfshirë bonuset, i shkojnë Romës.
Klubi verdhekuq i ka dhënë leje yllit egjiptian që të udhëtojë sot për në Angli dhe pas kontrolleve mjekësore do të zyrtarizohet rekordi i ri, sepse deri tani blerja më e shtrenjtë e The Reds është Endi Kerol, për 35 milionë sterlina.