Liverpuli “sakrifikon” kupën, Uolves eliminon të kuqtë

Livepuli është eliminuar nga “FA Cup”, pas humbjes 2 – 1 ndaj Uolverhemptonit. Himenez dhe Neves shënuan për vendasit, ndërsa belgu Origi shënoi golin e nderit për skuadrën e Jyrgen Klop.

Për këtë takim, Klop kishte lënë pushim pjesën më të madhe të lojtarëve të formacionit. Djemtë e akademisë dhe lojtarët e stolit, nuk mundën të përballonin Uolvesin, që ishte rreshtuar në fushë me më të mirët.

Një goditje dënimi e Shaqirit, mund të kishte çuar shifrat në 2 – 1, por fati ishte me vendasit dhe topi përfundoi në shtyllë. Ky eliminim ka dhe një efekt pozitiv, pasi të kuqtë ulin ngarkesën e ndeshjeve, në garën për titullin kampion dhe Champions-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *