Lista/ Merr fund “lufta”, Taulant Xhaka kthehet në kombëtare

Ashtu si ishte paralajmëruar, Kristian Panuçi ka bërë ndryshime në listën e kombëtares për dy ndeshjet e radhës kundër Spanjës dhe Italisë, muajin e ardhshëm, në datat 6 dhe 9 tetor.

Emri i parë që bie në sy është ai i mesfushorit të ri të Breshias, Emanuele Ndoj, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren e madhe.

Në Kombëtare kthehet edhe Taulant Xhaka, i cili duket se ka sheshuar gjithë mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet me Panuçin. Gjithashtu, edhe Kaçe rikthehet kuqezi, ashtu si Lenjani. Edhe Sokol Cikalleshi është pjesë e Kombëtares, pasi përjashtimi i tij ishte vetëm për dy ndeshjet e shkuara.

Nuk është grumbulluar Bekim Balaj, pasi shkodrani sapo është kthyer nga një dëmtim serioz, por është lënë jashtë edhe Jahmir Hyka, ndoshta për shkak të distancës së madhe nga Amerika dhe lodhjes pa fund për t’u bashkuar me Kombëtaren. Natyrisht, mungon edhe Amir Abrashi, i dëmtuar.

Lista është me 26 lojtarë, pasi Mavraj, Roshi e Kukeli janë pjesë e Kombëtares për ndeshjen e dytë ndaj Italisë, duke qenë të pezulluar për në Spanjë.

listttt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *