Trajneri Kristian Panuçi nuk do të ketë në dispozicion të tij për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin dy lojtarë të tjerë. Ermir Lenjani, ditën e djeshme nuk u stërvit me ekipin dhe tanimë ka lënë grumbullimin e kombëtares.
Lojtari tjetër që nuk do të jetë në këto dy ndeshje është portieri Alban Hoxha. Gardiani i Partizani pati probleme në ndeshjen me Laçin, teksa u desh ndërhyrja e mjekëve në disa raste. Problemet me gjurin e kanë penalizuar dhe kështu është larguar nga kombëtarja.
Në vend të tij me ekipin kuqezi do të bashkohet Elhan Kastrati, portieri i Peskarës. Momentalisht këto janë lëvizje në kombëtare, ndërkohë që më parë ka pasur edhe ndryshime të tjetra. Egli Kaja dhe Ergys Kaçe kanë qenë risitë pas shpalljes së listës në fillim.