Kampionët e Botës po përgatiten për ndeshjen miqësore përballë Islandës (11 tetor) dhe asaj për Nations League përballë Gjermanisë (16 tetor). Didier Deshamp ka shpallur listën e 23-lojtarëve të Francës, të cilët janë grumbulluar për këto dy ndeshje, ku bien në sy rikthimet e Sako, Dinje dhe Zuma, të cilët kanë zëvendësuar Samuel Umtiti (i dëmtuar), Adil Rami dhe Benxhamin Mendi.
Për herë të parë me kombëtaren e “Gjelave” do të grumbullohet dhe Tangu Ndombele. 21-vjeçari luan me ekipin e Olimpik Lionit dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit. Paraqitjet e tij të mira kanë marrë vlerësimin e trajnerit Deshamp, i cili e ka ftuar për sfidat e radhës, në vend të Tolisos së Bajernit, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë të sezonit.
PORTIERË: Hugo Loris (Totenhem), Alfons Areola (PSG), Stiv Mandanda (Olimpik Marsejë)
MBROJTËS: Lukas Hernandez (Atletiko Madrid), Lukas Dinje (Everton), Xhibril Sidibe (Monako), Rafael Varan (Real Madrid), Mamadu Sako (Kristal Palas), Benxhamin Pavard (Shtutgart), Presnel Kimpembe (PSG), Kurt Zuma (Everton)
MESFUSHORË: Blaiz Matuidi (Juventus), N’Golo Kante (Çelsi), Pol Pogba (Mançester Junajtid), Tangu Ndombele (Olimpik Lion), Steven Nzonzi (Roma)
SULMUES: Olivier Zhiru (Çelsi), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), Kilian Mbape (PSG), Osman Dembele (Barcelona), Nabil Fekir (Olimpik Lion), Florian Tovin (Olimpik Marsejë), Tomas Lemar (Atletiko Madrid)
Les 23 joueurs qui affronteront l’Islande (11/10 à Guingamp) et l’Allemagne (16/10 au Stade de France) sont…#FiersdetreBleus pic.twitter.com/Mz2F8S5ljA
— Equipe de France ?? (@equipedefrance) October 4, 2018