Tirana ka mbyllur përforcimet e para në prag të ndeshjeve në Europa League. Bëhet fjalë për një futbollist brazilian dhe një afrikan nga Uganda. Ishte paralajmëruar prej ditësh që Ze Maria nuk do të vinte i vetëm, ndërsa tashmë kanë ardhur edhe dy emrat e parë, që janë regjistruar menjëherë për ndeshjet e turit të parë në Europa League, duke u hedhur në sistemin ndërkombëtar të transferimeve. Ugandezi është një sulmues, Junus Sentamu, i cili është vetëm 22 vjeç dhe ka shëtitur në disa shtete, nga Afrika e Jugut deri në Tunizi, ndërsa sezonin e shkuar luajti pak muaj me Ilves në Finlandë, ku shënoi një gol në 14 ndeshje. Në vitin 2017 ka qenë pa ekip, por në janar ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren e Ugandës.
Braziliani quhet Uellison Luiz de Oliveira Sobrau. Uellison është një mesfushor 23-vjeçar me tipare mbrojtëse, i cili luan në qendër dhe në krah.
Në vitin 2015 la Guaranin në Brazil për të kaluar te Çealaul në futbollin rumun, duke luajtur për disa muaj. Megjithatë, kur pritej që të konfirmohej në Rumani, vendosi të kthehej në Brazil, ku luajti te Taboao Serra për pak muaj dhe prej fillimit të vitit 2016 nuk dihet ku luan, ndaj duket një lëvizje absurde nga Tirana.
Ditët e ardhshme trajneri do t’i ketë në dispozicion për të nisur përgatitjet me skuadrën dhe shpresohet që forma fizike të jetë optimale, për të qenë në dispozicion që në ndeshjen e vajtjes.
Në vazhdim Tirana do të afrojë lojtarë të tjerë dhe deri 24 orë para ndeshjes do të ruajë një vend bosh për ndonjë lojtar cilësor të momentit të fundit.
Skuadra e Europës
Ilion Lika
Edvan Bakaj
Princ Çali
Ditmar Shehri
Albi Doka
Dorian Kërçiku
Klisman Cake
David Domgjoni
Marvin Turtulli
Marlind Nuriu
Erjon Hoxhallari
Gent Muça
Fjoralb Deliaj
Merveil Ndokit
Ruben Akua
Asion Daja
Erando Karabeci
Elvi Berisha
Grent Halili
Mateos Levendi
Moise Nkunku
Rei Qilimi
Junus Sentamu
Uellison Luiz de Oliveira Sobrau