Kukësi shpreson, Sherifi ka humbur yllin e sulmit

Edhe pse sezoni mund të konkretizohet me titullin më të rëndësishëm në vend, është normale që një pjesë e lojtarëve të largohen nga skuadra. Edhe kampionët e Moldavisë, kundërshtarët e Kukësit kanë pësuar largime, madje të rëndësishme.

Duke nisur nga sulmuesi Rikardinjo, i cili ishte lojtari me më shumë prezenca e gola. Gjatë kampionatit braziliani zhvilloi 27 ndeshje, duke shënuar 15 gola. Një lajm i mirë ky për të besuarit e Gjokës. Rikardinjo është larguar si lojtar i lirë dhe ka firmosur me Yllin e Kuq të Beogradit.

Mbrojtësi Saviç është një tjetër emër i rëndësishëm i skuadrës moldave, i cili ashtu si braziliani është larguar në drejtim të Serbisë.

Mes të tjerësh mund të veçojmë dhe Kvërzhiç, i cili ka luajtur 26 ndeshje me Sherifin. Largime me shumë peshë, që favorizojnë jo pak Kukësin.

Të larguar nga skuadra e Sherif Tiraspol

  1. Vujadin Saviç – mbrojtës – 16 ndeshje/ 3 gola
  2. Rikardinjo – sulmues – 27 ndeshje/ 15 gola
  3. Eugenio Rebenja – sulmues – 26 ndeshje/ 4 gola
  4. Zoran Kvërzhiç – mesfushor – 26 ndeshje/ 5 gola
  5. Vladimir Ambros – mesfushor – 5 ndeshje
  6. Ibrahim Kone – Mesfushor – 2 ndeshje
  7. Uilfred Balima – mesfushor – 23 ndeshje/ 1 gol
  8. Kalifa Jabie – mesfushor 20 ndeshje/ 1 gol
  9. Radu Ginsari – mesfushor – 23 ndeshje / 4 gola
  10. Sejdu Jahaja – mesfushor – 19 ndeshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online