Lipi: Juvja ka 70 jetë, ja si eliminohet Atletiko! Alegri? I çmendur kush e kritikon!

Juventusi do të tentojë nesër në mbrëmje kundër Atletikos së Madridit që të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë në Spanjë. Mision shumë i vështirë për bardhezinjtë, por ata nuk dorëzohen kurrë.

Diçka të tillë e kanë në gjak dhe Marçelo Lipi e di shumë mirë. Trajneri i famshëm ishte në stol në Champions Ligën e fundit të fituar nga Juventusi. Në një prononcim për “La Repubblica”, ai beson fort te skuadra, tenton të karikojë djemtë dhe nuk pranon asnjë kritikë për Maks Alegrin dhe Xhixhi Bufon.

ATLETIKO – “Juventusi nuk vdes kurrë. Kush i cilëson si të mbaruar nuk i njeh mirë. Juvja është në një farë kuptimi e pavdekshme, sidomos kur e lëndojnë. Të jemi me të qetë me proçeset dhe të shohim se si do të përfundojë ndeshja. Juventusi ka shtatë jetë, madje 70. Ky është një ekip veteranësh dhe të gjithë dinë t’i menaxhojnë momentet e vuajtjes. Ekipi i Alegrit duhet të jetë i durueshëm dhe të mos dalë nga gara, sepse golat do të vijnë.”

ALEGRI – “Alegri e bën skuadrën të luajë keq? Po talleni? Të fitosh është mënyra më e mirë për të luajtur bukur, pjesa tjetër janë thjeshtë fjalë. Të diskutosh Alegrin pas fitimit të pesë kampionateve në pesë vite dhe dy finaleve në Champions është çmenduri.”

BUFON – “Mos ma prekni Xhixhin. Një gabim i ndodh gjithëkujt dhe nuk ka lidhje mosha. Gabohet në moshë të vogël, gabohet edhe më vonë. Bufon është portiereime më shumë pritje në kampionatin francez. Edhe ai është, le të themi, i pavdekshëm.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *