Lillard super, por Mavericks nxjerrin duarbosh Trail Blazers

Damian Lillard ka qenë i pafuqishëm t’i bëjë ballë i vetëm Dallas Mavericks, që kanë mposhtur 111-102 Portland Trail Blazers. 33 pikët e shënuara nga Lillard nuk kanë mjaftuar për skuadrën e tij, pasi skuadra nga Teksasi ishte më lart dhe e bëri diferencën që në periodën e parë. Më pas gjithçka ishte thuajse e ekuilibruar dhe Mavericks triumfuan.

Indiana Pacers kanë bërë detyrën kundër Chicago Bulls, duke triumfuar 96-90. Darren Collison spikati me 23 pikë të shënuara. Utah Jazz kja likuiduar San Antonio Spurs 139-105, në një ndeshje të dominuar totalisht nga vendasit. Një ndeshje e mirë në grup, me Donovan Mitchell që realizoi 20 pikë.

Orlando Magic ka marrë një fitore me vlera kundër Miami Heat. Aaron Gordon (20 pikë, 5 asiste, 13 topa të rikuperuar) dhe Nikola Vu?evi? (19 pikë, 3 asiste, 10 topa të rikuperuar) ishin ata që morën për dore skuadrën e tyre në triumfin 90-105 të regjistruar në orët e para të ditës së sotme.

Sacramento Kings ka arritur të thyejë Phoenis Suns 105-122, ndërkohë që kjo përballje u vendos që në periodën e parë që përfundoi 9-36. Plot 27 pikë diferencë dhe më pas Suns vetëm e kanë ngushtuar pak atë, duke bërë që Kings të festonin fitoren e 12-të për këtë sezon.

Indiana Pacers-Chicago Bulls 96-90
Miami Heat-Orlando Magic 90-105
Dallas Mavericks-Portland Trail Blazers 111-102
Phoenix Suns-Sacramento Kings 105-122
Utah Jazz-San Antonio Spurs 139-105

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online