LIGA E KOMBEVE | Fitorja mollë e ndaluar për  Italinë, Rusia trondit Turqinë

0

Debutimi i Roberto Mançinit në një ndeshje zyrtare ka përfunduar në një barazim 1-1 ndaj Polonisë. Përfaqësuesja italiane u gjend shumë herë në vështirësi ndaj polakëve, që gjetën golin e parë të avantazhit me anë të mesfushorit të Napolit, Piotr Zielinski.

Zhorzhinjo barazoi shifrat me anë të një 11-metërshi, një specialitet i mesfushorit të Çelsit që ende nuk ka humbur një të tillë në karrierën e tij. Baloteli ishte një ndër zhgënjimet e mbrëmjes me paraqitjen e dobët.

Një surprizë tjetër e ndeshjeve të Nations League ishte fitorja e Rusisë në trasnfertën turke.   Heronjtë e Botërorit, Denis Çerishev dhe Artem Dxhuba shënuan golat e tri pikëshit për Rusinë.

REZULTATET E NDESHJEVE TË NATIONS LEAGUE

Liga A, Grupi 3

Itali 1 – 1 Poloni

Liga B, Grupi 2

Turqi 2 – 1 Rusi

Liga C, Grupi 1

Shqipëri 1 – 0 Izrael

Liga C, Grupi 4

Lituani 0 – 1 Serbi

Rumani – Mali i zi

Liga D, Grupi 3

Azerbajxhan 0 – 0 Kosovë

Ishujt Faroe 3 – 1 Malta

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.