Zahavi: Shqipëria e meritoi, pas një muaji ndryshojmë

0

Sulmuesi i Izraelit Eran Zahavi nuk arriti që të shnote rastin më të mirë që ju krijua miqve. Në prononcimin për “Supersport” sulmuesi i cili luan në Kinë e pranoi se Shqipëria mori një fitore të merituar.

“Ne humbëm këtë ndeshje, por u paraqitëm mirë. Nuk arritëm të shënonim, Shqipëria fitoi dhe pas një muaji do të tentojmë që të marrim maksimumin në shtëpi”.

“Ne nuk shënuam dhe nuk arritëm të shfrytëzonim ato raste që kishim. Shqipëria u mbroj mirë dhe ishte rrezikshme në kundërsulme. Shqipëria ka lojtarë me cilësi, por ne edhe pse humbëm sot do tentojmë që të përmirësohemi dhe të bëjmë mirë në ndeshjen e kthimit. Shqipëria e meritoi këtë fitore”.

“Eksperienca në Kinë? Ka dy vite e gjysmë atje, më pëlqen jeta dhe kampionati po përmirësohet shumë. Ndihem shumë mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.