Debutimi i Roberto Mançinit në një ndeshje zyrtare ka përfunduar në një barazim 1-1 ndaj Polonisë. Përfaqësuesja italiane u gjend shumë herë në vështirësi ndaj polakëve, që gjetën golin e parë të avantazhit me anë të mesfushorit të Napolit, Piotr Zielinski.
Zhorzhinjo barazoi shifrat me anë të një 11-metërshi, një specialitet i mesfushorit të Çelsit që ende nuk ka humbur një të tillë në karrierën e tij. Baloteli ishte një ndër zhgënjimet e mbrëmjes me paraqitjen e dobët.
Një surprizë tjetër e ndeshjeve të Nations League ishte fitorja e Rusisë në trasnfertën turke. Heronjtë e Botërorit, Denis Çerishev dhe Artem Dxhuba shënuan golat e tri pikëshit për Rusinë.
REZULTATET E NDESHJEVE TË NATIONS LEAGUE
Liga A, Grupi 3
Itali 1 – 1 Poloni
Liga B, Grupi 2
Turqi 2 – 1 Rusi
Liga C, Grupi 1
Shqipëri 1 – 0 Izrael
Liga C, Grupi 4
Lituani 0 – 1 Serbi
Rumani – Mali i zi
Liga D, Grupi 3
Azerbajxhan 0 – 0 Kosovë
Ishujt Faroe 3 – 1 Malta