Libertadores, Gremio bën goditjen e madhe në Argjentinë

Gremio ka konfirmuar se nuk ka ndërmend ta dorëzojë kurorën e kampionit të Amerikës së Jugut, pasi ka hedhur një hap gjigant drejt finales së madhe, duke fituar 1-0 në gjysmëfinalen e vajtjes, në Argjentinë ndaj River Plejtit.

Një atmosferë spektakolare para ndeshjes në Monumental, por mallkimi për Riverin vazhdon, sepse është mundur për të tretën përballje rresht nga Gremio, duke pësuar humbjen e parë shtepiake pas më shumë se një viti.

Vendosi një gol i shënuar nga Miçel në pjesën e dytë të një sfide mjaft të ekuilibruar, ku në fakt pritej me shumë nga River, sepse Gremio ishte pa dy titullarë shumë të rëndësishëm.

Gjithsesi, eksperienca e brazilianëve triumfoi sërish dhe javën e ardhshme në Brazil një barazim do të mjaftojë që Gremio të kualifikohet sërish për në finalen e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online