Katër muaj “i zhdukur”, Ergis Mersini debuton në Kosovë

Ergis Mersini, mbrojtësi i majtë nga Gjirokastra, janarin e shkuar iu bashkëngjit skuadrës së Vllaznisë. Në fund të kampionatit u largua, ndërkohë që pati edhe polemika. Gjithsesi tanimë ai e ka hedhur gjithçka pas.

Për shumë kohë as që ishte dëgjuar për të, por së fundmi ai ka zbritur në fushën e blertë me fanellën e Trepça ’89. Mersini ka qenë titullar në ndeshjen që mitrovicasit barazuan 1-1 kundër Llapit në shtëpi.

Shumëkush është habitur, pasi në skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani as që ishte prezantuar. Te Trepça ’89 janë disa lojtarë që kanë lënë Shqipërinë për të luajtur në Kosovë. Titullarë ishin edhe Maringlen Shoshi e Elton Basriu, kurse Orges Gava dhe Renato Hyshmeri e nisën nga stoli kundër Llapit.

                                                              Mersini, me fanellën e Trepça ’89

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online