Lëvizjet në pankina, sa shumë ndryshime në Shqipëri!

Diku kanë dhënë dorëheqjen, diku i kanë shkarkuar. Ka edhe nga ato raste që i kanë larguar dhe më pas është thënë se palët kanë shtrënguar duart. Ndodh kudo, edhe në botë. Deri më tani në Superiorja janë 4 trajnerë që janë larguar dhe janë zëvendësuar me të tjerë.

Në Kategorinë e Parë ky numër është më i madh, por nuk duhet harruar se në këtë nivel të futbollit shqiptar numri i ekipeve është dyfishi i atyre të Superiores. më poshtë ju sjellim lëvizjet e bëra në pankinat e skuadrave shqiptare deri më tani.

SUPERIORJA  – Janë katër trajnerë të larguar fazën e parë në elitën e futbollit shqiptar. Lëvizjen e parë e bëri Kamza pas javës së tretë të kampionatit, teksa shkarkoi Bledar Devollin dhe në vend të tij emëroi Klodian Duron.

Vetëm një javë më pas, te Luftëtari larguan Millosh Kostiç. Gentian Mezani mori drejtimin e gjirokastritëve. Ndryshimi tjetër ka ardhur në javën e tetë. Ze Maria dhe Tirana shtrënguan duart pas disfatës së bardhebluve me Laçin. Faza e parë u mbyll me një tjetër ndryshim në pankinë. Elvis Plori dha dorëheqjen dhe te Kastrioti u zgjodh Stavri Nica si pasues i tij.

KATEGORIA E PARË – Plot pesë ekipe kanë ndryshuar trajner. Gersi Arbri ishte ai që e bëri “sefte”. Beratasi, për arsye personale u larguar nga Tomori fill pas ndeshjes së parë të kampionatit. E pasoi Bledar Devolli. Burreli është ekipi tjetër që ka ndryshuar trajner, madje është bërë “rokadë”. Plori mori vendin e Nicës te matjanët, ndërsa durrsaku u “katapultua” në Superiore.

Te Elbasani Erol Merxha nuk duroi shumë. Duke parë forcën e verdhebluve u dorëhoq dhe momentalisht ekipi drejtohet nga Elvis Kotorri. Ndriçim Kashami është larguar nga Besëlidhja dhe Vladimir Gjoni nga Egnatia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online