Lëvizje te Kastrioti, akord me “ish”-in e Teutës

0

Merkato e janarit pritet të sjellë shumë emra të rinj te Kastrioti. Në Krujë nuk janë dorëzuar, pas emërimit të Bledar Devollit në postin e trajnerit të skuadrës, skuadra krutane ka gati dhe afrimin e parë.

Burime pranë “Sporteskpres” mësojnë se Kastrioti ka gjetur akordin me mbrojtësin laçian, Edison Ndreca. Mëngjarashi ishte pjesë e Teutës, por te skuadra e Bledi Shkëmbit, 24-vjeçari nuk gjeti minuta të mjaftueshme, duke u aktivizuar në vetëm katër takime gjatë gjysmës së parë të kampionatit.

Ndreca (djathtas) në duel me Fangajn e Laçit

 

Me ardhjen e Ndrecës, Kastrioti mbulon boshllëkun e krijuar në krahun e majtë të krijuar pas largimeve të Stijepoviç dhe Domgjonit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.