Lëvizja e detyruar, Vucaj në gjyq me Vllazninë

Vllaznia dhe Erjon Vucaj do të përballen në gjyq për kontratën e nënshkruar para një viti. Mesfushori u huazua te Luftëtari për ndeshjet e kupave të Europës, ndërkohë që tani është i detyruar të kthehet në Shkodër. Duke para situatën në klubin kuqeblu, mesfushori ka vendosur të kërkojë mbylljen e bashkëpunimit.

“Sport Ekspres” mëson se prej dy javësh Vucaj ka dorëzuar një kërkesë në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, ndërkohë që klubi shkodran nuk është paraqitur në seancën e pajtimit, që do t’u jepte mundësinë palëve të diskutonin për një zgjidhje konsensuale.

Në këtë mënyrë gjithçka do të vendoset në gjyq, sigurisht nëse palët nuk e zgjidhin gjithçka vetë. Vucaj, duke parë kohën që kalonte, si dhe faktin që te Vllaznia nuk po niste asnjë organizim, ka qenë i detyruar të shkojë në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Në Shkodër dihet se ka pasur probleme financiare, por në fund për shkak të rënies nga Superiorja klubi ka aplikuar edhe gjoba për futbollistët. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të vendosë gjyqi për çështjen mes Vucajt dhe Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online