Levandovski e Humels nuk do të luajnë ndaj Leverkuzenit

Robert Levandovski e Mats Humels do të mungojnë në sfidën e nesërme në rifillimin e Bundësligës, kundër Bajer Leverkuzenit. Të dy titullarët e Bajernit janë të dëmtuar dhe trajneri Jup Hainkes ka konfirmuar se nuk do të jenë pjesë e skuadrës.

Të dy futbollistët pësuan dëmtime gjatë ndërprerjes së kampionatit, Levandovski ka probleme në gju dhe Humels në muskulin aduktor.

Lajme të mira vijnë nga Xhoshua Kimish, i cili është tashmë pjesë e skuadrës, edhe pse ka qenë i sëmurë ditët e fundit.

Në mungesë të Levandovskit, pritet të debutojë sulmuesi Sandro Vagner, i cili është blerë nga Hofenhajmi për 12 milionë euro këtë janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online