Legjenda Miura nuk mbaron kurrë, rinovon me Jokohaman

Futbollisti japonez Kazujoshi Miura vazhdon të shkruajë historinë e futbollit, sepse tashmë ka mbushur 50 vjeç dhe sërish ka rinovuar me Jokohaman, duke vazhduar të luajë futboll profesionist.

Vitin e shkuar Miura ka vendosur edhe rekordin e gjithë kohërave në futbollin profesionist: futbollisti më i moshuar në aktivitet dhe më i moshuari në absolut që ka zbritur në fushë, në moshën 50 vjeç e një javë.

Sulmuesi legjendar aktivizohet prej vitesh te Jokohama FC, në divizionin e dytë japonez, kampionat goxha cilësor, edhe pse është kategori e dytë.

“Mbreti Miura” ka një histori të pabesueshme, sepse ka luajtur nga Brazili deri në Serinë A, si dhe me kombëtaren japoneze për shumë vite (Futbollisti i Vitit në Azi në vitin 1993. Pengu i madh, nuk ka luajtur në Kupën e Botës), ndërsa prej vitesh është te Jokohama, ku vazhdon të shkëlqejë dhe të jetë shembull për gjithë futbollistët anembanë botës.

Vitin e shkuar, në mars, Miura theu edhe rekordin e Sër Stenli Methjus, duke u bërë futbollisti më i moshuar në botë që shënon një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online