Lëv fillon revolucionin, tri debutues te Gjermania

Joakim Lëv ka publikuar listën me emrat e grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”. Katër herë kampionët e botës kanë një fytyrë krejtësisht të re tani, me vetëm Manuel Nojer, Toni Kros dhe Marko Rojs që kanë mbetur nga skuadra e viteve të shkuara.

Lëv ka ftuar për herë të parë në kombëtare mbrojtësin e Lajpcig Lukas Klosterman dhe Niklas Shtark të Hertës së Berlinit. Risi ka pasur dhe në mesfushë ku është ftuar 21-vjeçari i Verder Bremen Maksimilian Egeshtajn.

Portierë
Manuel Nojer, Mark-Andre ter Shtegen, Kevin Trap
Mbrojtës
Matias Ginter,Halshtenberg, Tiho Kehrer, Lukas Klosterman, Antonio Rydiger, Niko Shulc, Niklas Shtark, Niklas Syle, Xhonatan Tah
Mesfushorë
Xhoshua Kimish, Leon Gorecka, Ilkai Gyndogan, Toni Kros, Maksimilian Egeshtajn, Kai Haverc, Julian Brandt
Sulmues
Leroi Sane, Serzh Gnabri, Marko Rojs, Timo Verner

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *