Lëv: Bajerni po bën zgjedhjen e duhur me Hainkesin

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, beson se Bajerni ka bërë “një zgjedhje shumë të mirë” duke rikthyer në drejtim Jup Hainkes, për të zëvendësuar Karlo Ançelotin deri në fund të sezonit aktual.

Hainkes ka konfirmuar se ka biseduar me drejtuesit e Bajernit, por ka kërkuar kohë që të vendosë, ndaj Lëv është i bindur se është zgjedhja e duhur: “Hainkes është një trajner me shumë eksperiencë, i cili ka arritur suksese të mëdha dhe ka një ndikim të madh në skuadër. Në situatën në të cilën ndodhet Bajerni, Hainkes është sigurisht një zgjedhje shumë e mirë”.

Ndërkaq, edhe një nga armiqtë e Ançelotit, qendërmbrojtësi Zherom Boateng, mirëpret Hainkes: “Jup nuk ka nevojë për komente. Ai është një trajner i madh, me shumë eksperiencë dhe shumë takt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online