Regjistroi 10 braziliane, Guinea Ekuatoriale përjashtohet nga Botërori

Skuadra e futbollit të femrave e Guinesë Ekuatoriale është përjashtuar nga Kampionati Botëror i vitit 2019, pasi ka regjistruar 10 lojtare braziliane. FIFA e ka përjashtuar këtë kombëtare, për faktin se federata e këtij vendi ka falsifikuar dokumentacionin e lojtareve. Përtej këtij fakti, Federata e Guinesë Ekuatoriale është gjobitur dhe me 100 mijë franga zvicerane, ndërsa dy lojtare të tjera janë pezulluar për 10 ndeshje, pasi kishin falsifikuar dokumente, duke qenë nga Kameruni e Nigeria. Kampionati Botëror i futbollit për femra do të zhvillohet në Francë nga 7 qershori deri më 7 korrik 2019.

Guinea Ekuatoriale është një vend i vogël afrikan, por i pasur, për shkak të burimeve të naftës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online