Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës së kthimit kundër Karabakut. Në fjalën e tij, numri një i stolit të “Demave” tha:
PENALLTITË: 11-metërshat janë pjesë e rregullores së lojës nuk është se e vendosim ne, nëse ndeshja do të përfundojë 0-0 është edhe kjo mundësi penalltitë, ndaj kemi të drejtë të përgatitemi edhe për këtë”.
KUALIFIKIMI – “Këtu nuk kemi ardhur për turizëm. E kemi të qartë që do të jetë shumë e vështirë për ne, e dinim, e dimë. Kemi luajtur një pjesë të parë në Tiranë, tani do të luajmë të dytën. Do të perpiqemi të luajmë pjesën tonë në mënyrën më të mirë”.
PRESIONI – “E kemi deklaruar që ne kemi shumë respekt për Karabakun. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë thjesht një shëtitje, do të kërkojmë me forcat tona me mundësitë tona të bëjmë ndeshjen tonë, si në jetë ashtu edhe në futboll mund të ndodh gjithçka. Karabaku është një skuadër me një buxhet shumë shumë here më të madh se ne dhe do të luajnë siç edhe bënë në Tiranë, por edhe ne do të perpiqemi të interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë. Askush nuk ka deklaruar nga ne që vijmë të sigurtë për kualifikim”.
KARABAKU – “Është konfirmuar ajo skuadër që unë kam parë dhe kam vëzhguar. Është ajo skuadër e konfirmuar edhe përgjatë edicioneve të kaluara ku është përballur edhe me ekipe Italiane si Roma. Është një skuadër e fortë e cila ka mjaft kualitete në ekip. Në mesfushë dhe sulm ka lojtar shumë të fortë sidomos kur luajnë një për një me kundërshtarin. Për mua, Karabaku është një konfirmim i atij ekipi që e dija”, përfundoi trajneri i “Demave”.