Lerda: Na penalizon rezultati, Sherifin e kemi studiuar

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka qenë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjeve dhe në virgjilje të sfidës kundër Shërif Tiraspolit, është shprehur:

“Mendoj se rezultati i arritur në takimin e parë na penalizon disi dhe nuk e prisnim, gjithsesi ne do të luajmë dhe shfrytëzojmë në maksimum shanset tona deri në minutën e fundit të takimit. Sherifi është një skuadër me kualitete ka lojtar mjaft cilësor në sulm, fakt për të cilin jemi të vetëdijshëm, pasi i kemi studiuar edhe përpara se të përballëshim në sfidën në Tiranë, kemi ndjekur disa takime të Sherifit.

Gjithsesi, nëse duam të luajmë shanset tona për kualifikim, duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Jemi një grup mjaft i mirë me mjaft lojtarë të rinj të talentuar, të cilët kanë dëshirë të rriten, të përmirësohen dhe të bëjnë mirë. Në skuadër ka mjaft optimizëm pasi në futboll gjithçka është e mundur”, përfundoi Lerda.

Në këtë konferencë, ishte i pranishëm dhe mbrojtësi Boldor, një nga afrimet e Partizanit këtë verë. Rumuni tha: “Kemi ardhur për të luajtur shancet tona, panvarësisht rezultatit të takimit të parë. Jemi mjaft optimistë, pasi janë edhe 90 minuta të tjera për tu luajtur dhe do të japim maksimumin për të synuar kualifikimin”, u shpreh mbrojtësi i ardhur këtë merkato vere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *