Leonardo shpërthen në akuza: Na eliminoi arbitri!

 

Milani është eliminuar bujshëm nga Europa League dhe pas disfatës ndaj Olimpiakosit drejtori Leonardo shfryu ndaj arbitrit të ndeshjes, por edhe ndaj atmosferës së krijuar në stadium.

Olimpiakosi u kualifikua falë një penalltie të dyshimtë, kur Abate po dyluftonte me gjigantin Torosidis në zonë.

“U eliminuam dhe duhet të rivlerësojmë gjithçka. Dua të shoh sërish golat dhe penalltinë, para se të them çfarë mendoj”, tha Leonardo për Sky Sport Italia.

“Më duket se penalltia ishte inekzistente. Nëse eliminohesh ashtu në kohën kur po futet në qarkullim VAR, bëhet e vështirë ta pranosh eliminimin. Është qesharake që VAR po përdoret kudo, por jo në Europa League”

“Sa herë niseshim në sulm, një, hurme e çuditshme dëgjohej në stadium. Nuk e di çfarë, bori apo fyell, por ishte një tingull shqetësues dhe protestuam disa herë. Arbitri duhej të ndalte lojën dhe të kërkonte që të mos ndodhte më.

“Ishte një ndeshje anormale, e vendosur nga episode anormale. Jemi skuadër në ndërtim e sipër, nuk shkëlqyem, por nuk meritonim të eliminoheshim. Nuk po kërkoj alibi, e di që është sezon i vështirë, por nuk mund të hesht kur shoh diçka të pandershme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *