Leonardo, rinovimi dhe Juventusi: nëna e Rabiot sqaron të vërtetën

Adrien Rabiot pret datën 1 korrik për të dalë përfundimisht një lojtar i lirë. Mesfushori nuk pranoi të rinovonte kontratën me PSG dhe një “lufta” e heshtur me klubin bëri që mesfushori të mos aktivizohej prej muajit dhjetor.

Kohët e fundit është folur mbi mundësinë e rinovimit dhe opsionin Juventus. Veronike Rabiot, nëna dhe agjentja e 24-vjeçarit, ka sqaruar të vërtetën në prononcimin e saj për “France Football”.

Nuk ka patur asnjë kontakt midis meje dhe Leonardos. Lajmet se Leonardo nuk ka ardhur në takim apo që unë kam refuzuar ofertën e rinovimit nuk janë aspak të vërteta. Juventus? Ne jemi shumë supersticiozë. Është më mirë të flasësh pak deri kur të kryhet e gjitha”, përfundon agjentja e francezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *