Bubeqi: Skuka lojtar kyç, na duhen edhe dy përforcime

Gjatë kësaj periudhe, te skuadra e Korabit i kanë kushtuar rëndësi rinovimeve të futbollistëve bazë në sezonin e kaluar, por kanë bërë edhe disa afrime, mes tyre edhe sulmuesi Albi Xhebrahimi. Ndërkohë te skuadra dibrane ka edhe një paqartësi sa i përket sulmuesit kryesor, Xhuljo Skuka.

Ky i fundit është kërkuar edhe nga skuadra të Superiores, por trajneri Dorian Bubeqi deklaron për SportEkspres.com se ai është në kontratë me Korabin dhe nuk e lëshojnë. “Skuka është lojtar kyç te Korabi dhe aktualisht ka kontratë 3-vjeçare. Ne nuk e lëshojmë, edhe pse ndaj tij kanë ardhur disa oferta, kryesisht nga Kategoria Superiore.

Së bashku me drejtuesit e klubit e kemi diskutuar largimin e tij, por për momentin ai është lojtar i Korabit. Ndërsa për lëvizjet e tjera prioritet i kemi dhënë rinovimeve me lojtarët që mbyllëm sezonin e kaluar”, theksoi Bubeqi në deklaratën e tij.

Tekniku i dibranëve tregoi edhe planet e merkatos dhe të përgatitjeve: “Grupi është i konsoliduar dhe ne si fillim menduam që të hynim në merkato për një mbrojtës të djathtë, një mesfushor qendre dhe një sulmues krahu. Sulmin e plotësuam me Albi Xhebrahimin dhe tani jemi në kërkim të dy pozicioneve të tjera. Në mesin e muajit korrik do të nisim përgatitjet, dy javë në Tiranë dhe gjithë muajin gusht në Peshkopi. Kushtet stërvitore aty janë shumë optimale”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online