Lena rikthehet lider i Teutës: Zgjedhje e lehtë

Nijaz Lena është zyrtarisht i Teutës, ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të jetë lideri i një skuadre të rinovuar dhe me moshë mesatare mjaft të re.

Mesfushori i njohur ka folur për Supersport, ku ka shpjeguar arsyen që ka zgjedhur të vazhdojë me Teutën: “Nuk e pata të vështirë të vendosja për të zgjedhur Teutën. Më ofruan një kontratë dy-vjeçare me kushte shumë të favorshme dhe me presidentin që kanë durrsakët besoj se është shumë e thjeshtë të gjesh gjuhën për të punuar sa më lehtë në sport.”

Lena vjen nga një sezon i shkëlqyer në Kukës, ku fitoi titullin, por këtë verë ka preferuar të kthehet në bregdet, aty ku siguroi kualifikimin në kupat e Europës në sezonin 2015/2016: “Herën e fundit u renditëm të katërtët, tashmë synimi ynë është për më lart, që të rivalizojmë me 3 skuadrat kryesore. Nuk është e thjeshtë pasi dhe ekipet e tjera janë përforcuar por ne kemi besim se mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë duke mos ju trembur askujt.”

MAGANI

Trajneri Gugash Magani deklaron para nisjes për në Ohër se skuadra që ka në dispozicion është mjaft cilësore dhe premton një Teutë ambicioze, që do të luftojë për gjëra të mëdha këtë sezon: “Merkatoja ka qenë shumë e kënaqshme, kemi pasur afrime të rëndësishme që besoj se e kompletojnë grupin. Gjithashtu gjatë fazës përgatitore deri në këto momente nuk kemi pasur dëmtime dhe kjo është shumë pozitive dhe tregon dhe punën e mirë të stafit. Tani na mbetet që investimet e presidencës t’i kthejmë në rezultate në fushën e lojës duke synuar objektiva të rëndësishëm. Unë nuk premtoj titullin por them se do të bëjmë maksimumin ndeshje pas ndeshje për të mbërritur te ai.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online