Lena pret bisedime me Kukësin: Qëndroj nëse duan bashkëpunim

Nijas Lena nuk ishte në seancën e parë stërvitore, që u zhvillua dje në pezë Helmës. Mesfushori ka qenë një pikë shumë e rëndësishme e skuadrës në sezonin që sapo u mbyll dhe performanca në ndeshjen e kthimit me Sherifin e Tiraspolit, ishte mbresëlënës. Vetë lojtari deklaroi pas asaj ndeshje që kontrata i ka përfunduar dhe për Kukësin, që ulët në bisedime, megjithatë klubi doli në një njoftim që Lena së bashku me Koliçin dhe Eminin ishin nën kontratë dhe për një tjetër sezon. Menaxheri i Kukësi deklaroi se nuk ika pëlqyer ky veprim i lojtarëve, mes të cilëve ishte Lena, por mesfushori ka reaguar për “Sport Ekspres” duke sqaruar: “ Mua më ka përfunduar kontrata. Tani pres drejtuesit që të flasim nëse ata duan që ne të vazhdojmë dhe për sezonin e ardhshëm”. 31-vjeçari eviton polemikat dhe kërkon që gjithçka të zgjidhet miqësisht, por mbete për tu parë se çfarë rruge do të zgjedhë Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online