Misioni i radhës, gjetja e një mbrojtësi të djathtë

Drejtuesit janë fokusuar në gjetjen e një lojtari për krahun e djathtë të prapavijës. Merkato sapo ka nisur për kurbinasit

Vladimir Prenga

Laçi vijon përgatitjet në Kamzë, ndërkohë që sot do të luajë miqësoren e pestë. E fundit u luajt kundër Kamzës të shtunën, ndërkohë që tanimë mysafire në Laç do të jetë Vllaznia e Armando Cungut. Ekipi vijon të stërvitet gjatë kësaj periudhe me një seancë në ditë, por trajneri Nica ka porositur futbollistët e tij që paradite të kryejnë stërvitje individuale, në mënyrë që të merret ngarkesa e duhur. Javën e ardhshme ekipi pritet të grumbullohet dhe gjasat janë të mëdha që faza përgatitore të zhvillohet në vend, ku edhe mund të zhvillojnë edhe miqësore të tjera, që konsiderohen të nevojshme për stafin teknik në këtë periudhë.

MERKATO – Afrimi i Rexhinaldo Artur Faife për sulmin ka ngrohur tifozët bardhezi, që prisnin nga dita në ditë të mësonin mbi ndonjë goditje në merkato. Deri më tani në skuadër janë afruar elementë të rinj, por largimet kanë qenë të shumta dhe duheshin zëvendësuar ata që ikën. Në njëfarë mënyre Rexhinaldo do të jetë ai që do të pasojë Emanuel Mensah, sulmuesin e larguar drejt Greqisë me përfundimin e sezonit. “Thembra e Akilit” konsiderohet për momentin krahu i djathtë i mbrojtjes, pasi në dispozicion të trajnerit Nica është vetëm i riu Abdurrahman Fangaj. Gjatë kësaj periudhe janë provuar shumë lojtarë në atë pozicion, por askush nuk ka bindur, ndaj edhe drejtuesit mbeten ende në kërkim të një mbrojtësi i të djathtë. Presidenti Laska tentoi deri në fund të rinovonte me Drilon Musajn, por gjakovari e pa të udhës të kthehej në Kosovë, aty ku kurbinasit kanë kërkuar ta gjejnë edhe zëvendësuesin, madje mësohet se është “piketuar” një mbrojtës atje, por tashmë konsiderohet një pistë e rënë. Presidenti Laska me stafin e tij po punon për t’i dhënë zgjidhje edhe kësaj lëvizjeje, ndërkohë që po kërkohet edhe një mesfushori anësor dhe një qendërmbrojtës. Aktualisht nuk ka ndonjë pistë konkrete.

Miqësoret e deritanishme

Teuta – Laçi 1-3

Liria – Laçi 3-0

Lushnja – Laçi 0-0

Kamza – Laçi 1-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online