Rudi Garsia është pranë largimit nga Olimpiku i Marsejes. Ish trajneri i Romës nuk ka bindur në Francë dhe klubi nuk e sheh të arsyeshme të vazhdojë me të. Gabriel Heinze është emri kryesor në listën e francezëve. 41-vjeçari e njeh shumë mirë atmosferën brenda gjigantëve francezë, pasi ka kaluar dy vite në stadiumin “Velodrome”.
Heinze nga viti 2015 ka nisur aventurën e tij si trajner. Atdheu ka qenë “streha” e parë për të startuar. Godoy Kruz dhe Argentinos Juniors ishin aventurat e para, ndërsa tani drejton Velez Sarsfiled. Ai me skuadrën e tij renditen të 6-ët në kampionatin argjentinas. Marseja pritet të jetë aventura e parë në Evropë për argjentinasin. Përveç Marsejes ish-mbrojtësi ka luajtur me ekipe si Mançester Junajtid, PSG, Real Madrid apo Roma gjatë karrierës së tij brenda fushës së blertë.