Eliminimi nga Liga e Kampioneve ka tronditur rëndë Legian, që këtë të shtunë ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë.
Termalica, ose Bruk-Bet Termalica, e ka mundur 1-0, duke ia ndërlikuar startin e sezonit, pasi Legia ka vetëm 4 pikë në 4 ndeshje kampionati.
Armando Sadiku ishte titullar, por vuajti shumë ndaj mbrojtjes së ngjeshur vendase, si dhe mungesën e pasimeve.
Në minutën e 72-të në vend të Sadikut u fut italiani Paskuato, por asnjë ndryshim.